Festivali i Kompozitorëve Kosovarë

Nderimi i trashëgimisë muzikore të Kosovës përmes veprave të kompozitorëve të saj të shquar.

Lexo më shumë

OBJEKTIVAT E FESTIVALIT

Festivali i Kompozitorëve Kosovarë është një ngjarje e veçantë dhe e rëndësishme në skenën kulturore të Kosovës, i vetmi i dedikuar posaçërisht krijimtarisë së kompozitorëve tanë. Ky festival ka për synim të nderojë, ruajë dhe promovojë trashëgiminë muzikore kosovare, duke u bërë një hapësirë e domosdoshme për prezantimin e veprave të tyre.

EDICIONI I PARË 2024

VLERËSIMET

Mendi Mengjiqi

Mendi Mengjiqi

Iniciativa e tillë flet për vullnetin e pasurimit dhe zhvillimit për kulturën muzikore te ne. Kjo do te duhej të ndodhte shumë me herët siç ka ndodhur tek popujt tjerë prandaj me shume kënaqësi e përkrah këtë hap të domosdoshem për këtë festival të kompozitorëve kosovarë i cili do te promovon dhe afirmon kulturën tonë muzikore me permasa ndërkombëtare. Shpresoj dhe uroj që kerkesa festivalit të kompozitorëve kosovarë të has në mirëkuptim nga te gjitha institucionet përkatese dhe donatoret te cilet në botën perendimore kan një rol të rëndsishem në përkrahjen dhe promovimin e kulturës muzikore.

Valton Beqiri

Valton Beqiri

...përveç përfshirjes së emrave të dëshmuar te muzikës kosovare, festivali kontribuon në pasurimin e krijimtarisë artistike, nxitë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin në mes muzicientëve nga vendet e ndryshme si dhe ofron hapsirë për prezentimin dhe motivimin e kompozitorëve të rinj...

Drinor Zymberi

Drinor Zymberi

Festivali i kompozitorëve kosovarë ka një rol të rëndësishëm në avancimin e krijimtarisë muzikore në vend si dhe kontribuon në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit me skenën e muzikës ndërkombëtare. Krijimtaria e kompozitorëve kosovarë paraqet një mozaik mjaft diversiv dhe si e tillë meriton ta ketë hapësiren e vet në një festival i cili qëllim kryesor të tij ka promovimin e kësaj krijimtarije.

SPONZORET