Festivali përfshinë koncerte, masterklase, tribuna apo diskutime të hapura të cilat paraqesin një hap të rëndësishëm drejtë pasurimit të jetës kulturore dhe artistike në vend.
Festivali në çdo edicion do të përfshijë një koncert të posaçëm për të nderuar dhe shfaqur veprat e kompozitorëve kosovarë me karrierë të njohur. Ky koncert do të sjellë në vëmendje kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë e muzikës së vendit. Përmes festivalit veprat e kompozitorëve të karrierës do interpretohen nga orkestra dhe ansamble të ndryshme të zgjedhura nga festivali.
Festivali ka për qëllim angazhimin dhe përfshirjen e studentëve të kompozimit, duke ofruar platformën për të zhvilluar talentet e tyre. Kjo pjesë synon të krijojë një rrjet të fuqishëm të krijuesve të rinj dhe të inkurajojë krijimin dhe promovimin e veprave të reja muzikore. Interpretimi i veprave të kompozitorëve të rinj do jetë një stimulim tutje për të pasur krijime të reja dhe për të ngritur nivelin profesional e poashtu për t’i shtuar krijime të reja muzikës kosovare.
Koncerti tematik do të jetë një ngjarje mkore e organizuar me qëllim që të përcaktojë dhe të shpërfaqë një temë të qartë dhe të njëjtë për të gjitha veprat që do të performohen në koncert. Organizimi i një koncerti tematik ka potencialin të lidhë audiencën me një temë të rëndësishme dhe të krijojë një eksperiencë të pasur muzikore dhe kulturore.
Veprat e performuara në koncertet e planifikuara do të regjistrohen dhe botohen me qëllim të dokumentimit dhe arkivimit të veprave të kompozitorëve kosovar për të ruajtur dhe përhapur më gjerësisht muzikën dhe trashëgiminë e kompozitorëve të karrierës dhe kompozitorëve të rinj. Kjo është një mundësi e madhe për të krijuar një platformë të qëndrueshme për krijimtarinë muzikore lokale dhe për të nderuar figurat e shquara në historinë e muzikës së Kosovës, duke e bërë këtë trashëgimi më të arritshme për brezat e ardhshëm.
"Virtuoso" është një organizatë e dedikuar për avancimin e artit dhe kulturës, duke ndërtuar ura mes trashëgimisë kulturore dhe krijimtarisë bashkëkohore. Me një qasje gjithëpërfshirëse dhe përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, 'Virtuoso' krijon mundësi për një sinergji krijuese mes artistëve dhe komunitetit, duke sjellë përvoja frymëzuese për të gjitha brezat.
Misioni i 'Virtuoso' është të promovojmë artin në formatet e tij më të ndryshme, nga performancat skenike deri te projektet bashkëpunuese, me qëllimin e rritjes së ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së publikut. Kultura dhe arti janë thelbësore për identitetin tonë kolektiv, dhe 'Virtuoso' angazhohet për ta bërë këtë realitet të arritshëm për çdo individ dhe artist.